LSI i është drejtuar me një apel të fortë ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

6
238

 

Pas deklaratës së fortë pak kohë më parë të Edi Ramës për listën me 124 emra trafikantesh e kultivuesish droge në vend, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama kërkon shpjegime nga ministri Xhafa.

Postimi i Luan Ramës

Një kujtesë për Ministrin e Brendshëm!…

Çfarë ka ndodhur me listën e kriminelëve të drogës?!…

I nderuar zoti Ministër!
Mbi një muaj e ca më parë, Kryeministri e pas tij edhe ministri teknik i PD-së që ju zevëndësoi për disa muaj në detyrën e Ministrit të Brendshëm, u shprehën publikisht se kishin një listë me 124 emra trafikantësh e kultivuesish të drogës!

Pa dashur të merrem me “tejkalimin e të drejtës” prej tyre në prononcimin për këtë listë, me vullnetin për të qenë përkrah jush, përkrah Policisë së Shtetit e të gjitha agjensive ligjzbatuese në sfidën e përbashkët të luftës kundër krimit të organizuar dhe kultivimit e trafikimit të drogës, më lejoni t’ju drejtohem publikisht se a ekziston vërtetë kjo listë? E nëse ekziston, çfarë është bërë e çfarë po bëhet ligjërisht me të?

Nuk kam asnjë arsye të dyshoj në vërtetësinë e asaj që kanë deklaruar Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, pra në ekzistencën e listës, por meqenëse më pas nuk u fol më për të, nuk u fol as për hapat procedurialë ligjorë që duheshin ndërmarrë, po ju drejtohem juve, me shpresën që ajo listë të mos jetë bërë e pavlerë!
Prandaj, informojeni publikun zoti Ministër, çfarë ka ndodhur me listën e kriminelëve të drogës?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

6 COMMENTS

  1. Mire qe ju shkon mendja te rikujtoni ministrin e vetting-ut se do i vij radha eshe atyre te partis suaj, duke filluar nga kryetari/ja.

  2. Z.Xhafa e di mir se cfare ben se gjithe kete periudhe na ka krijuar vetem besueshmeri tek cdo nisem qe merr per ta spastruar vendin nga Bandat e krimit te organizuar.

  3. kur qenkeni ne opozit e venkeni trurin ne pune per te menduar se c’duhet bere, se kur jeni ne pushtet se keni mendjen vetem per te vjedhur.

  4. Nuk e kuptoj si arrini te mos keni as dinjitet dhe te pakten te beni opozite si ju takon jo duke ber aludime qe realisht jane aq te pavlera sa dhe vet ju.ju pame se cfare ishit dhe ju votuam aq sa te vleresonim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here