Busti i Havzi Nelës: Trokitja ime në portën e gabuar

0
741

Nga Nebil Çika

 

Ky është njoftimi në profilin e vet në fb i mikut tim botuesit, shkrimtarit dhe gazetarit te shquar kuksian Rexhep Shahu i cili më nxori nga një dilemë që me mundonte kohët e fundit: “Shtëpia Botuese Klubi i Poezisë, Tirane njofton se këto dite del nga shtypi një libër i mrekullueshëm me aforizma i poetit serb Aleksandër Qotriq, qe aktualisht është deputet ne parlamentin e Serbisë.

Autori: AlaksandarQotriq

Titulli: Shitësit e mjegullës

Shqipëroi dhe përgatiti për botim: NamikDokle,

Sponsorizoi humanisti Flamur L Hoxha qe ka mbështete botimet tona me te rëndësishme.

Botues: Rexhep Shahu,

Redaktor: IzetDuraku “

 

Qe me zgjedhjen time në krye të Shoqatës Antikomuniste te të Përndjekurve Politikë te Shqipërisë objektiv kryesor përcaktova ndërtimin e një busti për poetin antikomunist Havzi Nela te varë nga komunistet ne 10 gusht te vitit 1988 ne qytetin e Kukësit. Besoj se biem te gjithë dakord qe Havzi Nela është një nga simbolet me te forta te qendrës sonë antikomuniste njëherazi edhe dëshmi terrorit komunist mbi shqiptarët . Fillova përpjekjet menjëherë me synimin qe ta vendosnim ne datën e varjes ne 10 gusht por duk ja dolëm dot. Skulpturën ma mori përsipër falas miku im, skulptori i talentuar Manual Koko i cili e ka mbaruar ne baltë Kontaktova me kreun e Bashkisë Kukës Bashkim Shehu i cili u shpreh i gatshëm qe bashkia te nxirrte lejen e nevojshme dhe te sponsorizonte ndërtimin e bazamentit. Ngelej vetëm derdhja ne bronz e cila sipas llogarive te specialistëve shkonte diku tek 10 mije euro , ndoshta me pak .

Përpjekjeve te mija ju bashkua edhe kreu i PD-së Kukës , miku im i nderuar Arif Rexhmataj i cili ishte shumë entuziast dhe mendonte që shuma për bronzin mund te sigurohej nga disa biznesmenë kuksianë. Njeri nga ata qe rekomandoi Arifi ishte biznesmeni kuksian Flamur Hoxha , ish i përndjekur politike. Foli me të, i dha numrin tim te tel dhe Hoxha me mori ne tel nga Italia dhe ramë parimisht dakord . E lame te takoheshim e te flisnim nga afër gjë që nuk e kemi berë dot ende. Hoxha kandidoi për deputet i PD-se ne Tirane por fatkeqësisht nuk ja doli dot. Gjatë periudhës së fushatës nuk e shqetësuam për shkak te objektivit madhor personal qe kishte ( zgjedhjes deputet) , por menjëherë me pas, kohë që përkon edhe me përfundimin nga Koko i bustit ne baltë tentuam te lidhmi por nuk mundem . Kishte prere komunikimin , te paktën me ne . I dërguam haber me miq te përbashkët por pa sukses .

Nuk e paragjykova pasi me gjithë premtimin, janë partë e tij dhe i ndenja përsipër dështimit tim ,qe nuk e realizova ketë projekt ne kohen e duhur . Tani po përpiqem te gjej financime te tjera dhe me thëne te drejtën nuk është se kam qullosur ndonjë gjë. Gjate kësaj kohe ka vare mendjen e kam fajësuar veten për marrëdhëniet e mia mizerabel me paranë, por kur pashe ketë njoftim te Rexhepit erdha me këmbë ne tokë. Fajin nuk e kam unë , por projekti im antikomunist i bustit të HavziNelës . Madje fajin më të madh e ka vet Havzi Nela qe nuk ishte ,as serb e sa komunist , e për me tepër i urrente ata . Humanisti, Flamur Hoxha ishte sponsor i botimit te librit te një antishqiptari serb Aleksandar Qotriq te përkthyer nga një prej eksponentëve me te spikatur te komunizmit shqiptar , shqiptaro-serbi NamikDokle. Kjo me befasoi dhe më dëshpëroi edhe me shume. Nuk e prisja kurrë. Por njëherazi siç thash me larte me solli ne këmbë ne tokë duke me treguar se dështimi nuk është nga paaftësia ime menaxheriale por nga projekti im.

 

Kush është Aleksandar Qotriq

I njohur për botimin e shkrimeve në gazetën ekstremiste serbe “Srpskareç”, aforizmave dhe librave për kriminelët çetnik serb . Njëra ndër librat e tij më të njohur në botën serbe: “Përkujtimet e DrazhaMihajloviçit” (me RadosllavKalabiçin) botuar në vitin 1995 dhe 1997 – të dy këta kriminelët më të mëdhenjtë çetnik që kryen masakrat më te mëdha ndër shqiptarët e Kosovës dhe myslimanët në Sanxhak e Bosnje Hercegovinë

Njëri ndër themeluesit e partisë SPO të VukDrashkoviçit, aktualisht nënkryetar i kësaj partie, deputet në parlamentin e Serbise, anëtar i Sekretariatit Ndërkombëtar të Asamblesë nder parlamentare të Ortodoksisë. Nga viti 2000 aktivitet të theksuar kundër shqiptarëve dhe Kosovës. Aktualisht njëri ndër udhëheqësit më të egër të fushatës kundër anëtarësimit të Kosovësnë UNESCO.

Në takimin e Sekretariatit Ndërkombëtar të Asamblesë nder parlamentare të Ortodoksisë që u zhvillua në ishullin grek Kios prej 3-6 Maj 2017, AleksandarQotriç i bëri thirrje shtetet anëtare të kësaj Asambleje që të votojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO ku dhe prezantoi një monografi duke “argumentuar” shkatërrimin, djegien dhe hedhjen në erë të më shumë se 150 objekteve fetare serbe nga ana e ekstremistëve shqiptarë: “Për këtë arsye UNESCO nuk guxon ta pranoj të ashtuquajturin shtet Kosovo, sepse trashëgimia kulturore serbe dhe botërore do të bjerë në duart e atyre që e shkatërrojnë dhe jo e ruajnë,” tha Qotriq gjatë punimeve të këtij Sekretariati. Për përkthyesin NamikDokle nuk besoj se ka nevoje për informacion pasi ai ka qenë një drejtues i lartë i komunistëve deri ne kandidat president (nga PPSH) ne garën me Ramiz Alinë ne vitin 1991 dhe me vonë kreu i Kuvendit .

 

Trokitja ime ne portën e gabuar

Njeriu sa rron mëson . Pata shumë besim tek z. Hoxha se si me thane miqte e mi kuksianë ishte nga një familje patriote dhe e përndjekur politike . kushte, qe un mendoja se e bënin me te mundur te perfshihej ne financimin e projektit. Por siç e shihni gabova . Ku ta merrja me mend qe edhe njerëz nga ne, i janë bashkuar projektit te Ramës për ish Jugosllavinë duke prure ne shqip librat e çetnikëve serbe  te perkthyer nga bshkuntore te tyre shqiptare . Kjo nuk ka ndodhur as ne kohë te diktaturës . Pas zgjedhjeve i justifikoja disi ata qe nuk i qëndruan projektit pasi e lidhja këtë me faktin qe njeri prej ekzekutoreve te Neles ishte i ati i kryeministrit . Nuk mund tu kërkosh njerëzve ti bien murit me kokë . Por ky sponsorizonim i çetnikëve dhe komunistëve ma përmbys krejt analizën dhe logjiken time te deritanishme. Në të kundërt te kësaj situate skulptori Emanel Koko qe ë beri falas punen artistike nuk vjen nga familje e përndjekur e komunizmit , as e privilegjuar i saje. Për me tepër është edhe nga Picari i Gjirokastrës , fshati i Shefqet Peçit që ne Kukës e urrejnë aq shume për krimet qe ka bërë. Kjo tregon edhe një here se origjina, familja , nuk mjafton për te përcaktuar karakterin e njeriut.

E pranoj! Kam trokitur ne portën e gabuar dhe nuk e kam për here te parë ! O me Havzi Nelën ,o me Aleksandar Qotriq dhe Namik Doklen , me te dy palët nuk mund të jesh dot . Falënderoj edhe një herë mikun tim ,Rexhep Shahu ,për informacionin e vyer qe na beri te shohim, përtej mjegullës që na shesin ,ca e ca !

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here