Xhamia 400-vjeçare e ndërtuar pa asnjë gozhdë, ende në këmbë (Foto)

0
400

Në mesin e rrëfimeve në rajonin e Pattanit në Tajlandën jugore ndodhet një xhami, që besohet të jetë ndërtuar 400 vjet më parë, por pa përdorimin e asnjë gozhde të vetme, raporton Anadolu Agency (AA).

Pavarësisht konflikteve në këtë zonë, xhamia e ka ruajtur formën e saj dhe i rezistoi fatkeqësive të kohës dhe të gjitha problemet që e kishin ndjekur.

Xhamia e cila u ndërtua në kohën e mbretërisë islame, edhe më tej mbetet e hapur dhe shërben për besimtarët.

Edhe pse disa herë i është nënshtruar restaurimit, ajo ende ruan pamjen e saj arkitektonike origjinale, e që tërheq vëmendjen e shumë kalimtarëve, si dhe turistëve të huaj.

Xhamia është ndërtuar nga druri pa përdorur asnjë gozhdë të vetme, ndërsa më së shumti tërheq vëmendje forma e pazakontë dhe unike e minaresë.

Turistët që vizitojnë zonën, gjithsesi vizitojnë edhe xhaminë për t’u vërtetuar vetë, se ky objekt i pazakontë për katër shekuj qëndron drejt.

Në varrezat pranë xhamisë janë varret e myslimanëve të cilët u vranë në vitin 2004 nga ushtria tajlandeze.

Fahreddin Saad, zëvendës i shkollës në këtë qytet, tha për AA se zona në të cilën është ndërtuar xhamia, është e një rëndësie të madhe historike.

“Xhamia është ndërtuar nga druri me plan të veçantë arkitektonik. Nuk është përdorur asnjë gozhdë e vetme. Supozohet se xhamia është ndërtuar gjatë mbretërisë islame. Shumica që vizitojnë Pattanin, vizitojnë edhe xhaminë”, tha Saad.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here