Xhafaj rrëfen për postin si hetues i regjimit: Fotoja me Enver Hoxhën më argëton

9
356

Ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur ditën e sotme në “Tonight” për të shkuarën e tij në sistemin komunist.

Xhafaj ka thënë se ai ka qenë vetëm 30 vjeç kur ra sistemi dhe se ai ka qenë hetues në kohën kur hetuesia ishte pjesë e sistemit të drejtësisë dhe jo të Ministrisë së Brendshme.

Gjithashtu,. Xhafaj ka thënë se ai argëtohet kur sheh foton e tij me Enver Hoxhën dhe se gjithmonë mendon se sa i ri ka qenë në atë kohë.

“Kur është ndryshuar sistemi unë kam qenë vetëm 30 vjeç. Kam mbaruar Juridikun në 82-shin. Kam punuar pak si jurist dhe gjyqtar.

Kam qenë edhe hetues, por jo në Ministrinë e Brendshme, por hetues pranë Prokurorisë, pra kur ishte pjesë e sistemit të Drejtësisë.

E di që ka pasur akuza për hetime politike, unë ju them që në mënyrë kategorike nuk kam hetuar apo gjykuar çështje politike.

Për këtë jam shumë i qetë dhe koha ka qenë shumë e shkurtër. Si shumë njerëz mund të kem bërë gabime në jetë, por nuk kam asgjë për të cilën të ndihem keq në jetë”, ka thënë Xhafaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

9 COMMENTS

  1. Nga gjithe ajo deklarate qe beri kete titull koti gjetet te beni lajm.
    Sa prapanike jeni mo burr i dheut.
    Une 26 vjec jam e sme hyn ne pune hic se ca eshte bere ne kohen e komunizmit.
    Un shoh ate qe eshte sot e jo si ishte para 40 vjetesh.

  2. Me gezon fakti qe nje person I tille do te drejtoje ministrine e brendshme.Ka nje jete te tere si profesionist dhe shum I zoti ne cdo detyre qe ka pasur.Ndaj presim me te miren prej tij

  3. Po na shohin syte persona vertet te afte ndaj duhet pasur besim qe me ne fund dhe vendi yne do te behet ashtu si politika e meparshme e ka ndrydhur deri me sot vetem e vetem per te pasur perfitime per 10 brezat e tyre.

  4. Bravo per gjithcka po beni per Shqiperine duke e nxjerr nga balta ku e futi Sali krimineli me shoket e duke na nxjerr nje vend faqebardhe dhe tek nderkombetaret

  5. pavarsisht fjaleve ndaj tij si punonjesi i policise jam shume i nderuar qe kam nje minister te afte si ky. Eshte i vetmi qe na mbeshtet per cdo veprim ndaj krimit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here