“Të përgjuan ndërkombëtarët”, a ishte sms e Tahirit shkaku i pushimit të zv/ministrit Marko?

0

Ilir Marko, i cili u shkarkua sot nga detyra e zëvendësministrit të Brendshëm, nga kryeministri Edi Rama, mësohet se ishte caktuar në këtë funksion personalisht nga Ilir Meta. Marko u emërua në këtë post më 20 janar 2016, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Saimir Tahiri. Marko zëvendësoi në detyrë Ilir Mustafarajn, pasi ky i fundit mbushi moshën e pensionit.

Loading...

 

 

Emri i Ilir Markos u lakua si një nga personat e dyshuar për përgjimin e ish-ministrit Tahiri. Në atë kohë, Ministria e Brendshme dorëzoi një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Tiranës, ku pretendonte se personi i dyshuar për vendosjen e pajisjes së përgjimit brenda zyrës së ministrit Tahiri, ishte punonjës i institucionit.

Por në reagim ndaj këtyre akuzave, Marko i dërgoi një SMS Tahirit duke i thënë se atë e kishin përgjuar ndërkombëtarët.

Mirëpo përplasja e tij me Tahirin, solli edhe shkarkimin e Markos ditën e sotme nga kryeministri Rama.

Loading...

Lini nje pergjigje