Përveç armëve bërthamore, Korea e Veriut ‘fsheh’ nëntokë 10 trilionë dollarë

0
309

Përveç se vend i izoluar dhe me në qendër të vëmendjes tek armët bërthamore, pak e dinë por Koreja e Veriut ka rreth 10 trilionë dollarë pasuri mineralesh të rralla të tokës.

Bussiness Insider raporton se depozitat e qymyrit, mineralit të hekurit, ari, argjendi, magnezi, zinkut, bakrit, grafiti, dhe shumë të tjera vlejnë midis 6 trilionë deri në 10 trilionë dollarë amerikanë.

Koreja e Veriut përqëndroi vëmendjen tek minrealet dhe tregtia me partnerët komunistë direkt pas daljes nga Bashkimi Sovjetik. Koreja e Veriut ka depozita të konsiderueshme të disa mineraleve. Rezervat e saj të magnezit janë më të mëdhatë në botë pas Kinës dhe depozitat e saj të tungstenit ka gjasa të jenë më të mëdha në botë, sipas Lloyd R. Vasey, themelues dhe këshilltar i lartë për politikën në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare

Tani tregtia e sektorit minerar të Koresë së Veriut është nën një ndalim të plotë nga Kombet e Bashkuara, pas provave të raketave bërthamore muajt e fundit.

OKB-ja nisi të ndalojë tregtinë në metale vitin e kaluar, por ka pasur njoftime se regjimi i Kim Jong-Un ka pasur angazhime gjithnjë e më intensive  në shmangien e sanksioneve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here