Përdhunon ish-gruan në shtëpinë e kunatës, arrestohet 23 vjeçari

0

Policia e Divjakës ka arrestuar autorin e dyshuar për përdhunimin e ish-gruas së tij. Ngjarja është raportuar ditën e premte dhe mësohet se sipas denoncimit të të dëmtuarës ka ndodhur në Tiranë.

Loading...

Juljan Rustami, 23 vjeç nga Çerma e Sipërme, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë me ish-bashkëshorten në banesën e motrës së kësaj të fundit në Tiranë.

Më pas ai është larguar nga vendngjarja dhe është arrestuar vetëm ditën e sotme.

NJOFTIMI I POLICISE

Kapet nga Policia e Divjakës një shtetas i shpallur në kërkim për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Përndjekja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e  shtetasve të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:

-Juljan Rustami, 23 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, Divjakë.

Ky shtetats është shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Përndjekja”, parashikuar nga Nenet 102 dhe 121/a të Kodit Penal.

Shtetasi Juljan Rustami iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Loading...

Lini nje pergjigje