FOTO/ Kjo është foshnja shqiptare që u masakrua për vdekje nga qentë pitbull në Itali

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali, ku një fëmijë 1 vjeç me origjinë shqiptare është sulmuar për vdekje nga dy qen pitbull.

Loading...

 

 

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Flero, në krahinën e Brescia, ndërsa vogëlushja po luante në oborrin e shtëpisë së gjyshit kur u sulmua nga qentë, njoftojnë mediat italiane.

Gjyshi i saj një 63-vjecar, pronar i kafshëve është përpjekur ta shpëtojë mbesën, por nuk ka mundur dot, pasi vogëlushja Victoria Zikaj 13 muajshe, vajza e emigrantit shqiptar Egi Zikaj, ka humbur jetën si pasojë e kafshimeve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19.30 të mbrëmjes së shkuar ndërsa vogëlushja ndodhej në banesë vetëm me gjyshin e saj. Gjithçka ndodhi brenda pak minutash kur vogëlushja iu largua kontrollit të gjyshit duke dalë në oborrin e shtëpisë për të luajtur me qentë.

Loading...

Lini nje pergjigje