Rozana Radi tregon frikën e saj më të madhe! (Foto)

0
169

Këngëtarja Rozana Radi ka publikuar gjatë ditës së sotme një Instastories në të cilën është shprehur rreth frikës që ajo ka prej vdekjes për shkak të humbjes shumë herët të dy prindërve të saj.

“Unë mendoj që nuk kam qenë kurrë perfekte! Jeta më ka sduar me humbje të mëdha. Humba babin në moshën më delikate e dy vite më vonë nënën time. Me ikjen e tyre frika e vdekjes më ndjek ngado.

Jeta ime nuk ka qenë një ëndërr dhe ato pak gëzime që kam patur në jetë nuk mi kanë lënë t’i shijoj disa “gazetarë”.

Shkruaj dhe këndoj të vërteta ndaj shpesh më shihni tek emocionohem kur interpretoj.

Kam patur ditë kur nuk mund të paguaja as një paketë cigare por ia kam dalë e vetme sepse kam menduar gjithmonë me zemër duke mos ia zgjatur dorën askujt”,-përfundon statusi i këngëtares në rrjete sociale.

Në këto kohë ajo është pjesë e stafit të emisionit investigativ “Boom”./Gazeta Express/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here