Fejesë e fshehtë me Alban Hoxhën? Këngëtarja tregon detajin për unazën dhe dedikimin e këngës “Pa ty jetoj”

0
194

Është përfolur aq shumë për historinë e Çiljetës me Alban Hoxhën, saqë mund të bëhej lehtësisht një telenovelë me ata të dy personazhe. Ata nuk e pohuan asnjëherë se ishin në një lidhje, por as nuk e mohuan. Gjithsesi në një intervistë për Prive.al Çiljeta pa treguar shumë detaje, është shprehur se jeta private vazhdon të jetë shumë e lumtur.

“Jeta ime private si në familje, ashtu në dashuri, vazhdon të jetë shumë e lumtur. Jam shumë e gëzuar dhe shumë e përmbushur në jetën time”,-është shprehur Çiljeta.

Ajo ka folur edhe për unazën që mban në gishtin e fejesës. U aludua se mund të ishte fejuar, por Çiljeta ka treguar se ajo unazë mban të shkruar poshtë Fernando.

“S’ka lidhje, kjo është një unazë që poshtë shkruan, “Fernando”,-tregoi këngëtarja. Ndërsa sa i përket këngës së fundit “Pa ty jetoj” që u mendua se ishte një dedikim për Alban Hoxhën, Çiljeta shkurt dhe saktë përgjigjet kështu. “Nuk jam natyrë që jetës sime personale t’i kushtoj këngë”,-përfundoi Çili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here