Prishja e kullës së Prek Calit, shoqata antikomuniste: U rikthye komunizmi në pushtet

0
161

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë te Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj prishjes së kullës së Prek Calit në Vermosh. Prek Cali është heroi i Shkodrës dhe udhëheqësi i kryengritjes së Kelmendit në vitin 1945, kundër vendosjes së regjimit komunist.

Pas luftimeve, brigada numër 1 partizanëve e drejtuar nga Mehmet Shehu masakroi dhjetëra banorët të zonës së Kelmendit.

Deklarata e plotë e Shoqatës Antikomuniste:

Ne të Përndjekurit Politikë Antikomunistë te Shqipërisë jemi shumë të fyer e të indinjuar nga prishja e kullës se një prej figurave më të shquara atdhetare e antikomuniste të Shqipërisë Prek Cali në Vermosh të  Malësisë së Madhe nga qeveria neokomuniste e Edi Ramës.

Ne e konsiderojmë ketë akt barbar si një revansh i komunizmit të instaluar de jure në pushtet, një rikthim ne filozofinë e politikën e luftës se klasave te paralajmëruar me rikthimin ne krye te shtetit te xhelatëve te sigurimit dhe pinjollëve te kupolës se diktaturës komuniste.

Shkatërrimi i kullës se Prek Calit dëshmon frikën qe komunistet e rinj te Edi Ramë kane nga antikomunizmi dhe antikomunistët. Prek Cali ishte drejtuesi organizatori i te pares kryengritje te armatosur antikomuniste jo vetën ne Shqipëri por ne te gjithë Evropën Lindore ne vitin 1945 kryengritje qe u shtyp nga komunistet shqiptar ne bashkëpunim me ta jugosllavë gjë qe i kushtoi jetën Calit dhe shume bashkëluftëtarëve te tij.

Prek Cali është një simbol qëndrese për ne antikomunistët por simboli i tij është tmerr e frike për komunistet baballarë e bij qofshin ata.

Akti i djeshëm i qeveris është njëherazi edhe një përgjigje e drejtpërdrejtë e sajë ndaj kundërshtimit dhe protestave qe ne antikomunistet i bëmë emërimit te ish shefit te Sigurimit te Shtetit, Ruçi në krye te Kuvendit dhe emërimit ne qeveri te pinjollëve te kupolës kriminale te diktaturës komuniste.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë dhe tentakulave të saj në pushtetin vendor të ndalojë revanshin e luftës së klasave dhe provokimet me simbolet tona, ndërkohë që i kërkojmë opozitës dhe opinionit publik të bashkohet me qëndresën tonë kundër instalimit te komunizmit. Besojmë se rasti në fjalë është shenja e qartë edhe për me skeptiket e indiferent që thirrja jonë se po rivendoset diktatura është më se e vërtetë. Ajo që po ndodh sot me të vdekurit, me simbolet, nesër do të ndodhë me të gjallët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here