Kë nga artistët shqiptarë ndjekin Rita Ora, Bebe Rexha e Dua Lipa në Instagram? (Foto)

0
226

Shumë emra të njohur shqiptarë kanë arritur të depërtojnë në tregun ndërkombëtar.

Ishte viti 2012 kur e gjithë bota njohur Rita Orën, vajzën e talentuar nga Kosova, e cila u fut fuqishëm në tregun e muzikor me disa hite, shkruan Telegrafi.

Vitet më pas sollën edhe dy emra të tjerë të njohur si Bebe Rexha dhe Dua Lipa, e cila së fundmi është duke kryesuar majat e top listave amerikane.

Jo më pak me fat ka qenë edhe artistja tjetër kosovare Era Istrefi, e cila karrierën e filloi në tregun shqiptar, duke vazhduar më pas në atë të huaj.

Era është shumë e afërt me shumë prej artistëve shqiptarë, kjo ngasse përveç kolegjialitetit, ka pasur rastin edhe të takohet me disa prej tyre. Si rrjedhojë, ajo ndjek shumë prej tyre në rrjetet sociale.

Por, sa miqësi kanë me artistët shqiptarë Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha, të cilat nuk janë rritur në trevat shqiptare.

Në fakt, po të shohësh Instagramin e tyre, mund të vëresh se ato ndjekin disa prej ermave shqiptarë, të dëshmuar në sferën e muzikës.

Në qoftë se shohim listën e personave që ndjekë këngëtarja Dua Lipa në Instagram, aty mund të gjesh plot katër emra nga estrada: Ledri Vulën, Era Istrefin, Dafina Zeqirin dhe Vesa Lumën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here