FOTO/ Sekuestrohen apartamente dhe toka në bregdet, ja kujt i përket pasuria 4 mln euro

0
Sekuestrohen apartamente, garazhe e tokë, dyshuar të blera këto nga financa me burim kriminal.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka bërë sekuestrimin e disa pasurive në pronësi të shtetasit me inicialet N. J., procedim ky i  referuar në Prokurori  nga Specialistët e  Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale në Drejtorinë e Tiranës.

Loading...

Pasuritë e sekuestruara janë:

Apartamente të ndodhura në Tiranë gjithsej 4 me një sipërfaqe 450 m2

Garazhde të ndodhura në Tiranë, gjithsej 2 me një sipërfaqe 40 m2

Apartament i ndodhur në Vlorë, gjithsej 1 me një sipërfaqe 65 m2

Tokë e ndodhur në zonën e bregdetit Drinmadh, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë me një sipërfaqe totale 31.000m2

Në total me një vlerë tregu pasuri të sekuestruar arrijnë vlerën 4 milion Euro.

Këto pasuri pasi u sekuestruan i kaluan nën administrim Agjensisë për administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave.

Loading...

Lini nje pergjigje