Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra ka thënë se si ndodhi që papritmas u ndal ikja e qytetarëve nga Stacioni i Autobusëve pasi që në fillim të shtatori u raportuar për një eksod të ri nga qytetarët e Kosovës drejt vendeve të BE-së. “Jo që s’ka ndodhur asnjëherë, sepse i kam përcjellë edhe vetë dhe kam shkruar për ikjet në 2014-en.
Por, kësaj here, konstruktimi i rrejshëm i partisë Vetëvendosjes u demaskua shpejtë. Deri ku keni shkuar: jeni në gjendje të merrni në qaf familje me fëmijë që të bredhin kufijve, duke ditur që shumica e tyre do mbaheshin kampeve dhe në fund do ktheheshin siç ka ndodhur vitet e fundit. Si ka mundësi që jeni në gjendje të shkoni kaq larg?! Sapo u dekonspiruat dhe u komprometua strategjia juaj, u tërhoqët dhe u stacionuat në stisjen e radhës. Çfarë ndodhi, më nuk po ikin qytetarët a?! ” , thuhet në postimin e Xharrës.
Po ashtu anëtarja e PDK-së ka akuzuar Vetëvendosjen se ka sajuar rastin e Ministrit të Bujqësisë. “Pasi dështoi me “ikjet qytetare”, Vetëvendosje sajoi edhe rastin e Ministrit të Bujqësisë. Kësaj sajese i parapriu vetë Kurti me një “fjalim bujqësor” në Kuvendin e Kosovës. Si duket po dështojnë sërish, se ju doli bashkëpunëtor i orëve të hershme. Shpikje të shpifura. Politikë e stisur në dëm të shtetit”, thuhet në postimin e saj./21Media