VIDEO/ “Luftë” me policinë, arrestohet “tmerri i Bulqizës”. Krimet për të cilat kërkohej

0
169

Qarkullonte i armatosur brenda automjetit të tij “Range Rover” në zonën e Zerqanit, të njësisë administrative Zerqan, Bulqizë duke bërë të fortin nëpër rrugë, por aventura e tij ka mbaruar me kaq.

 

 

Policia e Bulqizës ka mundur të arrestojë sot Besmir Sula (Zeneli), 31 vjeç, banues në Tiranë, i njohur për precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe krimeve ndaj personit.

Njëkohësisht ky person ishte shpallur në kërkim nga D.V.P.Tiranë për: “Vrasje me paramendim mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”,

Gjatë operacionit për kapjen e tij , ky shtetas ka goditur makinën e policisë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por është bërë e mundur bllokimi dhe arrestimi i tij.

OPERACIONI I POLICISE
Në zbatim të Planit Operacional “Vjeshtë 2017” , për kapjen e personave në kërkim , të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo që janë kthyer në shqetësim për komunitetin, nisur edhe nga shqetësimet e banorëve të zonës së Zerqanit, Bulqizë se një shtetas qarkullon me armë dhe është kthyer në shqetesim për banorët, Efektivat e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër , kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Zerqani”.

Bazuar edhe mbi informacionet e marra në rrugë operative se shtetasi Besmir Sula (Zeneli), 31 vjeç, banues në Tiranë, po qarkullonte me një automjet “Land Rover”, me targa false, Tr 95 65 P, në dalje të qytetit Bulqizë , në zonën e quajtur ‘Pishat’, kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit me të cilin udhëtonte ky shtetas si dhe kapjen e arrestimin e tij.
Ky shtetas në momentin që ka parë forcat e policisë, ka tentuar të largohet duke goditur makinën e Policisë ku ka vënë në rrezik jetën e punonjësve të policisë.

Reagimi profesional dhe i guximshëm i punonjësve të policisë ka bërë që makina tjetër e policisë ti bllokojë rrugën duke bërë të mundur arrestimin e tij.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 10 fishek pistolete.

Shtetasi Besmir Sula (Zeneli), qëndronte i fshehur në një banesë të gjyshes së tij, në Zerqan , dhe në bazë të informacioneve policore kishte aksione në një fabrikë të pasurimit të kromit në Ternovë të njësisë adminsitrative Zerqan Bulqizë.

Ky person ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për “Vrasje me paramendim mbetur në tentativë” & “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, pasi: Më datë 06.05.2017, Besmir Sula (Zeneli), shpallet në kërkim, pasi me datë 04.05.2017 në Rrugën “Kongresi i Manastirit”, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. R., ku nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi Besmir Sula (Zeneli). Vepra penale: “Vrasje me paramendim mbetur në tentativë” & “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armëve luftarake”, parashikuar nga neni 78, 278/2 dhe 22 të K.Penal.

Shtetasi i lartpërmendur do ti dorëzohet Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme, ku krahas veprave për të cilat është shpallur në kërkim do të procedohet edhe për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë si dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here