Shpëton vogëlushja që ra në tenxheren me qumësht të valuar

0
152

Vogëlushja 2 vjeçare Altea Jubi nga qyteti i Peqinit e cila u dogj disa muaj më parë në pjesën me të madhe të trupit pasi ra në një tenxhere me qumësht të valuar duket se nuk ka më rrezik për jetën.

Lajmin e mirë e ka dhënë vetë kryeministri i vendit Edi Rama i cili pak kohë më parë mori përsipër kurimin e saj në Turqi.

Ndërsa sot me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Rama thotë se vajza ndodhet jashtë çdo rreziku.

“A ju kujtohet Altea, bebja që u dogj dhe kishte vetëm një fije shprese për jetën? Sot ajo është jo vetëm përfundimisht jashtë çdo rreziku, po gati për t’u kthyer në shtëpi me prindërit e saj”, shkruan Rama.

Altea pësoi djegie në atë kohë në 70% të trupit, dhe u dërgua për trajtim të specializuar në Turqi.

Kryeministri Edi Rama, pasi u njoh me rastin e vogëlushes që preku opinionin publik, kërkoi informacion të plotë për gjendjen shëndetësore të saj, pas të cilit u kujdes duke i siguruar kurimin e specializuar në Turqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here