ILDKPKI arkëton 30 milionë lekë nga gjobat ndaj zyrtarëve

0
308

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave raportoi pranë Ministrisë së Financave se në 8 muaj ka arritur të sigurojë mbi 30 milionë lekë nga arkëtimet e gjobave të vendosura ndaj zyrtarëve.

 

Këto gjoba në disa raste janë arkëtuar si efekt i pagesës vullnetare të zyrtarëve dhe në raste të tjera nga ekzekutimi përmes përmbarimit. Në raportin që përfshin të ardhurat dhe shpenzimet për periudhën janar-gusht ILDKPKI raportoi se ka arritur të kursejë para nga fondi i pagave si efekt i praktikës së rekrutimeve të reja në institucion ndërkohë që fondi për investime prej 3 milionë lekësh është prokuruar i gjithi.

 

 

 

Ndarja e të ardhurave

 

 

ILDKPKI ka ndarë në tre zëra të ardhurat sipas mënyrës sesi janë siguruar ato.

 

1)      Arkëtimi i gjobave të vendosura për rastet e shkeljes së detyrimeve ligjore nga zyrtarë subjekt i ligjit të deklarimit dhe konfliktit të pasurive të institucioneve të ndryshme të cilat për 8 mujorin e vitit 2017 janë 154 raste në vlerën   24,680,164 lekë.

 

2)      Zyrat përmbarimore të rretheve për ekzekutimin e vendimeve të gjykatave për gjobat e vendosura për rastet e shkeljes së detyrimeve ligjore nga zyrtarë subjekt i ligjit. Për 8-mujorin e vitit 2017 janë ekzekutuar tërësisht 45 raste në vlerën 7.25 milionë lekë nga të cilat 29 raste në vlerën 5.45 milionë lekë, kanë kaluar në llogari të të ardhurave të ILDKPKI i 16 rasteve të tjera të cilat përbëjnë vlerën 1.8 milionë lekë është në proces likuidimi.

 

3)      Të ardhurat e tjera për periudhën respektive janë në vlerën 45 360 lekë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here