Zgjedhja e kryetarëve të Komisioneve, mblidhet sot grupi parlamentar i PS

0
116

Për socialistët parashikohet që sot të kenë një axhendë të mbushur me aktivitete.

 

 

Kështu, para pak fillimit të seancës, grupi Parlamentar i PS-së do të mblidhet në selinë rozë, për të vendosur kështu edhe emrat e kryetarëve të komisioneve. Mes këtyre vendimeve pritet të merret edhe për nënkryetarin socialist të Kuvendit.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili ka mbërritur në selinë rozë. I pari që ka shkuar në PS ka qenë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Dje, gjatë mbledhjes së kryeparlamentarit Gramoz Ruçi me krerët e grupeve parlamentare të tre partive kryesore, u vendos që Kuvendi të mblidhej në seancë plenare në orën 11:00.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here