Provokimi i historianit: Skënderbeu ka bërë masakra, njësoj si Mlladiç në Bosnjë

0
223

Emisioni “Të Paekspozuarit” i Ylli Rakipit është rikthyer mbrëmjen e sotme në ekranin e “News24” me një debat mjaft interesant mbi islamin dhe Skënderbeun. Të ftuar në studio janë akademikë, përfaqësues fetarë dhe analistë.

 

 

Historiani Olsi Jazexhi hodhi deklarata të forta ndaj figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Skëndërebu ka bërë masakra ndaj myslimanëve. Skëndërbeu ka qenë një figurë që është pranuar me vështirësi në mesin e shqiptarëve, pasi Skëndërbeu është parë si simbol i krishtërimit. Skënderbeu në atë kohë ka bërë masakra ndaj muslimaneve që i ngjajnë masakrave të Mlladic në Bosnjë”, i shpreh historiani Jazexhi.

Por historiani dhe akademiku Pëllumb Xhufi deklaroi se Skënderbeu nuk ka qenë përfaqësues i krishterimit dhe kurrsesi xhelat i myslimanëve.

“Skënderbeu nuk ka qenë kalorës i krishterimit. Skënderbeu nuk ishte një xhelat i myslimanëve, kur ai erdhi ndezi kryengritjen, pasi në atë kohë nuk kishte mysliman në Shqipëri, popullsia masive ishte e krishterë. Regjistrat e vitit 1431 nuk japin fare mysliman. Në vitin 1533 fillon të zbulohen regjistra mysliman. Fetarisht Skënderbeun është e vështirë ta vendosësh diku, pasi ai edhe në majë të kokës, mbante simbol pagan , nuk ishte kalorës i krishtërimit”, u shpreh Xhufi.

Ndërsa Imami Armand Aliu tha se “Myslimanët nuk mund të kenë hero të tyre një armik të islamit. Skënderbeu është armik i myslimanëve. Në historinë e faljes së namazit për Kurban bajram ka patur qëndrime të ndryshme. Ka pasur radikalë katolik që e kanë fryrë këtë çështje. Radikalët katolik kanë bërë kërcënime për myslimanët, në komente dhe në facebook. Myslimanët nuk mund të kenë hero të tyre një armik të myslimanit siç ka qenë Skënderbeu”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here