Kuvend, 4 deputetë të PD i kujtojnë Ruçit: Regjistroje, votuam me karton kundër Qeverisë

0

Në nisje të seancës së sotme plenare, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci e ka nisur fjalën me një vërejtje për deputetët dhe për krerët e grupeve parlamentare. Ai ka kërkuar respektim të plotë të orarit për nisjen e seancave plenare dhe ka theksuar se nuk do të ketë më asnjë tolerim për vonesat. Pas kësaj, katër deputetët të PD­së kanë kërkuar që vota e tyre e dhënë dje me karton për probleme të sistemit elektronik, të regjistrohet në procesverbal, si votë kundër qeverisë, shkruan panorama.

Bëhet fjalë për deputetet e rinj demokratë Andon Frrokaj, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Lorenc Luka. “Vota ime ka qenë kundër, kam votuar me karton, të lutem të regjistrohet”­ ka thënë Balliu. Ruci e ka quajtur njerëzore diçka të tillë dhe ka dhënë urdhër që vota të regjistrohet. Më pas ka kërkuar pushim për pak minuta sa krerët e grupeve të reflektojnë emrat e deputetëve nëpër komisione.

Lini nje pergjigje