Historia prekëse e familjes së deputetit demokrat: Vajza e vogël, Beatriçja e ruajti gjithë jetës në kujtesë atë natë të trishtë

0
271

Deputeti i Partisë Demokratike Romeo Gurakuqi kujton atë që ka ndodhur 17 shtatorin e vitit 1948 kur me urdhër të kryetarit të degës së Tiranës familja e babait të tij u shpërngul me forcë nga shtëpia e tyre në qendër të Tiranës.

“69 vite më parë, më 14,09,1948, me urdhër të Kryetarit e degës së brendshme të Tiranës, Besim Selita, familja e babait tim detyrohet të lëshojë shtëpinë e vet në qendër të Tiranës, Lagja “Abdullah bej”, rruga “Ali Pashë Guxia”.

Babai im, student universitar rekrutohet me forcë në Ushtri.Prindërit, të cilët ishin shpërngulur nga Shkodra në Tiranë në fillim të viteve 20, detyrohen të mbledhin një pjesë të vogël të plaçkave, aq sa ju lejohej në makinën ushtarake të përcaktuar për transportin e tyre në drejtim të qytetit të tyre të vendlindjes. Vajza e vogël, Beatriçja, e ruajti gjatë gjithë jetës në kujtëse perjetimin e asaj nate të trishtë ku familja po dëbohej pa asnjë shkak, me një urdhër të prerë “48 orë për të lënë shtëpinë dhe gjithë pasurinë e krijuar me mund e sakrifica”.

Ajo nuk i harron lotët pa zë të nënës së saj dhe shprehjen e të atit “Po na shkatërrojnë gjithshska brenda natës”. Ishte një nga dramat që po kalonin pjesa më e madhe e familjeve të elitës intelektuale të Tiranës.
Të ardhurit në pushtet, pas vrasjeve te elites kryesore me 1944-1946, po organizonin tanime dëbim-internimet qe nuk do te ndalen deri me 1952.
Erdhën “pushtuesit” komuniste të Tiranës, që do t’i impononin “ qytetarinë” e tyre të vrazhdë në mënyrën më brutale, nje shoqerie te tere te ngjizur ne ne vitet 1920′, 1930′, 1940’”, shkruan Romeo Gurakuqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here