VIDEO/ Si u arrestuan 2 trafikantë kanabisi tek përroi i Popçishtit në Maliq

0

Policia e Korçës dhe Komisariati i Policisë Maliq arrestuan dy trafikantë kanabisi në Maliq, tek përroi i Popçishtit. 8 kg kanabis iu gjetën atyre në momentin e arrestimit.

Të arrestuarit janë: M.K, 33 vjeç, banues në fshatin Lumaj dhe L. Xh, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Nga ana e Policisë po vijon puna, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari si edhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të dy do të akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

Lini nje pergjigje