VIDEO/ Ç’ndodhi në mbledhjes së parë të qeverisë, Rama me yll të kuq në xhaketë

0
176

Qeveria “Rama 2” është mbledhur sot për herë të parë në Kryeministri duke marrë disa vendime, të cilat “BalkanWeb” i ka publikuar më herët.

 

 

Këtë herë tryeza e qeverisë ka qenë më e vogël se ajo e 2013-2017. Nga 20 karrige, rreth tryezës së kuqe janë vendosur 15 të tilla.

Nga pamjet e publikuara, mbledhja duket e qetë nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ku të gjithë duken të përqendruar. Ndërsa nuk kalon pa vëmendje një detaj tek veshja e kryeministrit. Ai ka të vendosura pranë jakës së xhaketës dy yje, një të kuq e një të zi.

I pari vendim ishte për shpalljen e 2018-s si vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Vendimet e tjera lidhen me dhënien e mundësive të nisjes nga puna të procesit të vetting-ut. Qeveria vendosi që ambientet e ish-godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve t’i jepen institucioneve të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

edi rama mbledhje qeverie

Administrata e vetting-ut do punojë edhe në një pjesë të ndërtesës ku ndodhet Kontrolli i Lartë i Shtetit. Aty do vendoset Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

mbledhje qeverie 1

Një nga vendimet lidhet me lehtësimin e procedurave me certifikatat që lëshohen nga Gjendja Civile. Ky ishte edhe një nga premtimet e kryeministrit për lehtësimin e burokracive shtetërore.

Qeveria e re diskutoi edhe për dhënien e një ndihme financiare qeverisë amerikane për të lehtësuar pasojat e dëmeve të shkaktuara nga uraganët “Irma” dhe “Harvei”.

mbledhje qeverie

Vendimet e tjera janë për formatimin e qeverisë së re, e cila është më e vogël në numër. Për çdo ministri janë miratuar vendimet për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore.

mbledghje qeverie 6

REND DITE:
PROJEKTVENDIME:
1- Për shpalljen e vitit 2018 “Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.
2- Për krijimin e Komisionit Shtetëror për organizimin e veprimtarive, në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.

3- Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike.
4- Për miratimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidaturave për kryetar dhe anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik.

5- Për dhënien në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, të ish-godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve, nga Ministria e Kulturës Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë, institucione të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, të parashikuara nga ligji nr. 84/2016.

6- Për kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Drejtësisë të një pjese të godinës ku ushtron veprimtarinë Kontrolli i Lartë i Shtetit, për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, institucion i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, i parashikuar nga ligji nr.84/2016.

7- Për kalimin në përgjegjësi administrimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, për Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe inovacionit (AKKSHI) te Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare të pronës së paluajtshme shtetërore, apartamentet nr.15, nr.16, nr.17, nr.18, të ndodhura në godinën nr.57, në bulevardin “Zogu I”, Tiranë.

8- Për disa ndryshime në vendimin nr.78, datë 23.6.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për mbulimin e shpenzimeve të restaurimit të ish-godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, në varësi të Ministrisë së Kulturës, me qëllim akomodimin e organeve të vetting-ut”.

9- Për disa shtesa në vendimin nr.332, datë 17.3.2010 të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e formës, elementëve përbërës, mënyrës së mbajtjes e afatit të përdorimit të dokumenteve bazë, që mbahen dhe lëshohen nga shërbimi i gjendjes civile”, të ndryshuar.

10- Për dhënien e ndihmës financiare, nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta dhe përmbytjet në shtator 2017.

11- Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
12- Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes.

13- Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Brendshme.

14- Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

15- Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

16- Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

17- Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Drejtësisë.

18- Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Kulturës.

19- Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

20- Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

21- Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

22- Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të Shtetit për Diasporën.

23- Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here