Vasili nga foltorja e Kuvendit: Ky program është kronikë e një dështimi të paralajmëruar

0
186

I nderuar kryetar i Kuvendit, të nderuar kolegë deputetë,

Përpara se të futem në thelbin e fjalës sime, besoj se është momenti që të konsiderojmë dhe të rishikojmë mënyrën se si funksionon ky parlament, brenda mirëkuptimeve që ne kemi. Të gjithë biem dakord së bashku që koha e këtij debati dhe ajo të cilën ne duhet të bëjmë, mazhorancë dhe opozitë, që t’i japim mundësinë qytetarëve që të jemi në atë kohë kur të jetë reale që ata të mund të dëgjojnë se çfarë thotë qeveria dhe çfarë kritikon opozita. Debatet tona që shtyhen gjatë natës përtej orës 12 sigurisht që mbeten debate fiktive brenda nesh, me distancat e largëta që ne kemi dhe me kulturën e mosreflektimit, që është tashmë e zakonshme. Dhe së fundmi mbetemi në një qerfull pa rrugëdalje. Unë do t’i bëja thirrje edhe kryetarëve të grupeve të tjera parlamentare ta rishikojmë këtë praktikë, edhe anakronike, të dalë nga moda dhe të paprecedentë edhe në parlamente të tjera. T’i rikthehemi një normaliteti që demonstron edhe kualitet politik por i jep mundësinë edhe qytetarëve që të na ndjekin dhe të në dëgjojnë, jo thjesht për të dhënë shfaqje para tyre por të kemi mundësi të shkëmbejmë ato ide të ndryshme që kemi dhe pastaj tua lemë gjykimit të tyre. Kjo është një ftesë duke shpresuar në reflektim pozitiv.

Të futemi në thelbin e çështjes dhe sigurisht që pika e referimit të diskutimit tim është ky program. E kam të vështirë në fakt ta quaj program por po e quaj të tillë për hir të titulli dhe për respekt të sallës. Është tutje të qenit një program, qoftë në formë apo qoftë në përmbajtje dhe në demonstrimin e tij. Ky program është një konfuzion i madh. Unë mendoj se është i qëllimshëm sepse nuk besoj se paaftësia te këtë arritur në nivele të tilla që të krijonte një pjellë të tillë. Sigurisht që vizioni është shumë i ngushtë, idetë janë të varfra. Demonstrohet edhe në formën por edhe në përmbajtjen e tij. Njëkohësisht në mënyrën se si është paraqitur është, le të huazojmë një frazë nga letërsia meqenëse edhe paraqitja e këtij programi ishte artistiko-politike,  ‘një kronikë e një dështimi të paralajmëruar’. Një dështim na çon drejt disa axhendave, të cila janë jo transparente, jo të qartë, natyrshëm të errëta dhe që duke krijuar një kaos politik dhe ekonomik do të përvijonin në kriminalizimin e shoqërisë shqiptare dhe shkuarjen drejt një kaosi ekonomik të pashmangshëm. Gjithashtu natyrshëm, duke parë edhe mënyrën e demonstrimit, duke pasur parasysh edhe atë çfarë është premtuar dhe parashtruar në 2013-n ishte ‘asgjë e re nga fronti i perëndimit’.

Dikush nga kolegët e mi e quajti strukturën e qeverisë si ‘qeveri eksperimentale’. Sigurisht që u tregua dashamirës. Nuk bëhet fjalë për një qeveri eksperimentale por për një destruktim të thellë shtetëror, me një qëllim të vetëm; krijimin e kooperativave ministrore. Sepse si të tilla shfaqen. Edhe grupimi i tyre ëshë pa asnjë arsye dhe pa asnjë lidhje funksionale, administrative apo shtetërore. Ky lloj kooperativizmi është natyrshëm abuziv. Ndërtohet një kupolë e përqendruar në pak duar dhe interesat nuk mund të jenë përveçse të errëta nga një përqendrim i tillë. Njëkohësisht edhe një pamundësim i një kontrolli efikas dhe kapilar, në mënyrë që të kënaqen ata që janë oligarkët dhe të tjerët të ndjejnë atë diskriminim i cili i ka shoqëruar me kohë.

Dihet që pasojat e këtyre pushteteve të përqendruara, të ndërtuara në mënyrë të errët dhe të paqartë, pa transparencë dhe pa asnjë funksionalitet çojnë shtetet drejt daljes nga shinat, në disa gremina drejtimi administrativo-shtetëror të cilat pastaj kërkohen përpjekje titanike për t’i rikthyer në normalitet dhe kosto të panevojshme, të paarsyeshme dhe të pamerituara që një popull paguan për shkak të aventurave të tilla. Rrënohen vite të tëra asistence të huaj, ku janë shpenzuar mjaft para, qoftë për ndërtimin e agjencive, qoftë me programe të BE-së, apo edhe me programe bilaterale të shteteve të ndryshme. Në fund të fundit është e qartë se ky model qeverie nuk është as më shumë dhe as më pak se një ‘gjellë’ që të tjerë, jashtë politikës ia gatuajnë Kryeministrit, i cili e pranon këtë gjellë që e ngop. Nuk ka formimin që të ketë mendim të tijin. Kjo ‘gjellë’ është një gatim i faktorëve ekstra politikë, qofshin këta oligarkë apo të tjerë, me qëllim të vetëm që të jetë e pëlqyer vetëm nga dikush.

Si kualitet programi po jap vetëm një shembull, i cili po të kenë një lloj sedre profesionale do t’i bënte të skuqeshin hartuesit e saj. Në kapitullin e reformës në drejtësi është thënë “këmbëngulëm dhe arritëm konsensus të plotë politik”. Nuk ka këmbëngulur PS për konsensus politik. Nuk e ka dashur reformën në drejtësi. Por kjo nuk ka asnjë rëndësi, ishte thjesht për ta ilustruar.

Faza e tretë thotë: “Ne synojmë edhe më shumë një qeverisje efikase qendrore, në ekuilibër të plotë dhe ndarje të qartë me qeverisjen vendore si bartëse të demokracisë funksionale”. Ka ndonjë në sallë që ma lidh dot ketë me reformën në drejtësi. Unë besoj se duhet të skuqet kushdo që e ka shkruar dhe ata që kanë marrë përsipër ta paraqesin këtë program minimalisht tu bëni një vërejtje të fortë për këtë mungesë serioziteti shtetëror të padëgjuar.

Sa i takon strukturës qeveritare sigurisht që ajo është e shthurur, pa ide dhe natyrshëm ka krijuar konglomerate të tilla që disa bashkime janë shumë të çuditshme. Për shembull është bashkuar mjedis dhe turizmi, oponentët e përjetshëm të të gjitha qeverive evropiane, amerikane apo amerikano-latine. Gjeta vetëm dy shtete të një organizimi të tillë, në Kongo dhe në Tanzani. Nëse qeveria kërkon t’i ngjajë Kongos dhe Tanzanisë, sigurisht që këtu ndahemi. Ne nuk e duam këtë. Është një objektiv shumë përçmues për ne dhe nëse qeveria e ka këtë ambicie kaq të madhe le ta bëjë.

Dëgjova nga Kryeministri që arsimi profesional qëndron në Ministrinë e Financave se kjo ministri ka paratë. Të them të drejtën kam mbetur pa mend, edhe pas kam shumë vite që merrem me politikë por edhe me profesion. Arsimi në përgjithësi ka disa shtylla themelore: mësimdhënia, kurrikulat, tekstet, metodikat, metodologjia etj. Po të nisemi nga financimi na mjaftonte të kishim një kryeministër dhe një ministër të Financave, se të tëra investimet nga Ministria e Financave vijnë. Edhe Ministria e Financave kalon paratë edhe për arsimin, po i kalon dhe për shëndetësinë, edhe për infrastrukturën, mund të bëni një qeveri akoma më të vogël, me një kryeministër dhe me një ministër financash. Dhe mjaftonte puna, pra shpjegime të këtij mediokriteti janë edhe të turpshme, por edhe ofenduese. Megjithatë jemi të detyruar ti dëgjojmë, s’kemi ç’të bëjmë, në fund të fundit kështu është ndërtuar.

Dëgjuam gjithashtu që në mënyrë të pabesueshme, tutori i barazisë gjinore do ishte Ministria e Jashtme, i cili do bëjë siçc do dali më poshtë se edhe detyrat e integrimit. Shumë mirë, ky universalitet i Ministrisë së Jashtme mua më mrekullon dhe në e kënaq qeverinë unë nuk kam çtë bëj tjetër vetëm të qesh se  ndal dot, gjithashtu kemi pasur një ministri tjetër e cila u proklamua shpesh dhe unë kam pyetur dhe në atë kohë kur ishim së bashku në mazhorancë që gjithë këto investime të mëdha të cilat administrohen nga kjo ministri, mbi 100 e ca milionë euro, shumë të rëndësishme nuk i kanë përfituar shumë sektorë të jetës shoqërore e shtetërore të vendit, mu dhanë garanci të plota që kanë ndodhur dhe kjo do ti printe një politike të re dhe unë e përshëndes të dixhitalizimit të mënyrës së informatizimit, të shumë e shumë operacioneve, do të kishte këtë lidership që ishte natyrshëm se po ndërtonim një botë të re informatike. Natyrshëm kësaj si gjendet as nami as nishani se ata që e kanë gatuar këtë punë s’iu ka interesuar shumë se ku shkojnë dhe cila është vijmësia logjike e këtyre investimeve dhe shtetërore që bëhen qoftë në infrastrukturë, qoftë edhe në mënyrën sesi ndërtohet një qeverisje e re dhe diku aty do jetë zhdukur, do gjendet diku besoj. Duke ardhur te çështjet më konkrete që lidhen me ekonominë, natyrshëm nuk kemi asgjë të re në ekonomi, e kuptojnë edhe ata që janë të fushës, ato ndryshime taksash janë një kozmetikë që nuk lëvizin asgjë nga thelbi atij sistemi taksimi I cili e ka sjellë këtë situatë ekonomike dhe është e qartë që investimet disa miliardshe të cilat premtohen, janë të qetë se i premtojnë vetëm me fjalë, është një komoditet i madh ky, që të premtosh me fjalë pa dhënë detaje pa dhënë burime, pa dhënë shifra je edhe brenda edhe jashtë, thua e kam thënë, thua nuk e kam thënë. Kur gënjeshtrën e ke zanat kjo është edhe më e lehtë për ta pasur si bazë dhe themeli i gjithë kësaj nuk janë as projektet e mëdha të huaja por është partneriteti publik privat përsëri i cili “është çelësi i artë”, njëri në botë nuk e ka ditur, vetëm ne e kemi gjetur, dhe njëkohësisht buxheti i shtetit. Dihet që këto burime kanë qenë dhe janë por dihet dhe një gjë tjetër që Shqipëria për mënyrën si kanë rrjedhur gjërat ka qenë një nga shtetet me varësinë më të rëndësishme dhe më të madhe ndaj investimeve të huaja deri në nivelin 30% , kemi më të lartin, nuk janë shifrat e mia, janë shifrat e institucioneve ndërkombëtare, më të lartin nga të gjithë shtetet e Ballkanit që disa prej tyre maksimumin arrijnë 9-10%, pra në mungesë të dukshme të gjithë këtyre projekteve të mëdha na serviren që do të kemi gjithë këto investime të mëdha. Është e qartë kjo është për të kaluar rradhën e paraqitjes së këtij programi e të ecim tutje, rëndësi ka të kemi ato 71,73 apo 74, 78, apo dhe 79 ku ta gjejmë lartë e poshtë s’ka gjë,  por s’ka rëndësi ku arrin vendi. Sigurisht është vërtet mizore një sjellje e tillë megjithatë dhimbja ndaj vendit është e ndryshme në njerëz të ndryshëm. Të vijmë te disa çështje të tjera përsa i takon shërbimeve, po ndalem me një shembull konkret që ka të bëjë me sistemin shëndetësor, themi shëndetësor edhe publikisht në këtë sallë, është premtuar se do të përfundonte ciklin e tij, realizimin e sistemit, në mënyrë të divulguar, jo në gjuhën time por të divulguar nga vetë ata që e kanë promovuar ka qenë sistemi shëndetësor pa pagesë, i cili do të përfundonte brenda këtij katër vjeçari që lamë pas, siç është deklaruar mijëra herë në sallën e parlamentit dhe sikurse me të drejtë drejtuesit e asaj kohe të shëndetësisë kanë thënë mos na e kërkoni as vitin e parë as të dytin as të tretin po në fund të mandatit kjo punë do jetë kryer. Unë kam qenë dakord sepse nuk e kam besuar atë reformë, ju e dini që kam pasur dhe një qëndrim publik të qartë për këtë gjë, jo vetëm aq ia kam kërkuar edhe mazhorancës në atë kohë, kur ngjizej programi i 2013, të hiqte dorë nga kjo marrëzi megjithatë çdo gjë duhet lenë provuar kur nuk e ndal dot, rezultoi që ky katër vjeçar u mbyll dhe kjo gjë nuk ndodhi. Mënyra e organizimit të financimit, struktura e financimit është po e njëjta, këtë nuk ka shqiptar që ta diskutojë sepse e dinë që të gjithë që paguajnë sigurime shëndetësore dhe kanë kontribute nga buxheti, por pjesa e paraqitur në programin e qeverisë, nuk është as më shumë as më pak, të më ndjeni por plani i punës së një drejtorie që paraqitet rëndom në Ministrinë e Shëndetësisë pasi nuk ka asnjë element  programor ndërmjet raporteve mes shërbimeve, janë tre shtylla që mbajnë sistemin shëndetësor, shërbimi primar, sekondar dhe terciar. Nuk ka asgjë cili është raporti me shëndetin publik, cilat janë raportet me profilaksinë, që janë themeli që mban , shëndetësi të varfër dhe të nënfinacuar si jona, ka sigurisht gëzime dhe ekzaltime të mëdha për politika koncensionesh të cilat e kanë provuar veten e tyre se ç’janë.  Nuk dua të bëj më komente për këto sepse komentet kanë qenë lum dhe pafund dhe nuk dua tu humbas më minuta për këtë gjë. Nuk ka asgjë në lidhje me sistemin e referimit, e vetmja gjë e sinqertë ndonëse përgjysmë, është që dhe në pjesën e raportimit të sukseseve, qeveria së paku është treguar pjesërisht e sinqertë pasi ka referuar vetëm që ilaçet kushtojnë vetëm 30%, më lirë se katër vite më parë dhe 600,000 të pasiguruar përfitojnë nga lista e ilaçeve të rimbursueshme dhe mjeku i familjes. Megjithatë duhet të dini që sistemi themelor i shëndetësimit është po i njëjtë dhe mekanizmi është po i njëjtë. Interesante veç të tjerave është që përsa i takon sqimës së të shkruarit të një dokumenti , besoj duhet të ketë sqimë dokumenti që qeveria paraqet për të qeverisur vendin katër vjet, kur shkruhen fjalë të tilla që jemi të vetëdijshëm, që ky sistem universal do të shoqërohet me cilësi universale. Fjala cilësi universale shërbimi është një fjalë e padëgjuar në literaturën e organizimit të sistemeve shëndetësore. Duhen këshilluar që të marrin specialistë që i njohin këto çështje të paktën mos të bien në banalitete të këtij niveli se na ulin në sytë e botës se këto dokumente janë dhe publike. Kështu që gjithsesi do thosha që në këtë pikëpamje pikërisht në drejtim të këtij niveli, këto janë edhe rekomandime miqësore të cilat unë jam i bindur që kokëfortësia proverbiale e kolegëve nuk do ti marrë parasysh, nuk është në të zezën time është në të tyren, lexoj veç të tjerave do të ngrihet një qendër ekselence në Fier. I pyes këta kolegë nëse e kanë idenë çfarë është fjala qendër ekselence? Shërbimi shëndetësor ndërtohet, një shërbim universitar, terciar rendom, sekondar dhe primar. Në spitalin e Fierit, i pajisur ashtu siç duhet do të jetë një spital rajonal i cili plotëson nivelet e akreditimit si i tillë, nuk ka për të qenë universitar së paku për ambicien e parë që ka. Në rast të kundërt do shkruhej si i tillë, por qendra ekselence, të shkruash koncepte që nuk kanë të bëjnë fare me organizimin rajonal të një spitali përkatës,do të thotë që nuk kupton gjë, edhe shkruaj fjalë atje, le të kenë përcaktor sa më të bujshëm si ekselencë etj, mbase hutojnë opinionin publik dhe në shumë raste ia kanë dalë, por në realitet nuk ndodhin këto gjëra dhe nuk do kemi një qendër të tillë ekselence. Gjithashtu është besoj shumë e rëndësishme të përdorim edhe një mënyrë tjetër akoma më korrekte në të folur, në programin e qeverisë thuhet do ndërtohen 8 qendra shëndetësore. Kush ka eksperiencë dhe ka qenë këtu në këtë sallë e di që të thuash në katër vjet 8 qendra shëndetësore është më pak se qesharake. Më tutje sqarohet dhe thuhet 8 struktura, strukturat në shëndetësi nuk janë magazina ku mund të fusim gjithë farën, kanabis, patate etj, janë ose klinika, spitale, maternitete ose qendra shëndetësore kanë emër, hera e parë që dëgjohet fjala 8 struktura shëndetësore të paidentifikuara. Nuk është folur kjo fjalë në Parlamentin e Shqipërisë sa herë janë pergatitur programe qeverie, as në programin e 2013-ës, ka qenë i hartuar së paku formalisht me një cilësi shumë më të lartë. Në të gjitha këto pikëpamje e fundit që do të doja të qëndroja është lidhur me të ashtuquajturën reformë, në inspektoriate e cila atakon dhe rastin konkret shëndetësia shqiptare. Një nga proceset kryesore të mbështetur fort nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është edukimi në vazhdim, një nga gjërat më të rëndësishme jetike e cila u rimor si çështje madhore dhe u riorganizua dhe për këtë ka pasur vetëm konsiderata të larta jo thjesht se i tha OBSH po ishte në të mirën e mjekëve në mënyrë të përditshme për tu rikthyer sistemit dhe trashëgimit të dijeve. Kjo qendër do të sistemohet atje ku do të trajnohen nënpunësit civil dhe publik, pra se kush e ka gjetur këtë i lumtë për invencionin që ka pasur. Për gjithë këto arsye të mëdha ju e kuptoni që ska asnjë motiv për respekt të vetes dhe seriozitetit për ta mbështetur këtë program të tillë. Mbase këto vërejtje do ti shërbenin të reflektonin sado pak në rast se do jeni mëndje hapur. Faleminderit Z.Gramoz

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here