“Të gjithë në këmbë”, Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu mahnisin publikun argjentinas (VIDEO)

0

Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu kanë mahnitur publikun e Buenos Aires.

Mbrëmjen e kësaj të marte është vënë në skenë opera “La Traviata”, ku rolet kryesore të kësaj shfaqjeje i janë besuar dy artistëve të mëdhenj shqiptarë.

Krenaritë e Shqipërisë në muzikën operistike dhe artistët e tjerë janë duartrokitur për rreth 5 minuta nga publiku i cili ka qëndruar në këmbë gjatë këtij momenti tejet emocionues.

Lini nje pergjigje