Sherr për pronat, presidenti i Tiranës Refik Halili grushte me mjekun Preza

0
228

Presidenti i ekipit të futbollit të Tiranës, Refik Halili është përfshirë në një konflikt pronësie me mjekun Krenar Preza. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku Halili ka goditur me grushte mjekun.

Konflikti mes Halilit dhe mjekut ka ndodhur për motive pronësie, pasi mjeku i kishte dhënë truallin për ndërtimin e një pallati në bazë të një marrëveshje, e cila nuk ishte zbatuar nga Presidenti i Tiranës.

Referuar procesverbalit të përmbaruesit Baftjar Nela, bazuar dhe tek vendimi i gjykatës, Halili duhet t’i dorëzonte Prezës 3 apartamente, 1 dyqan, 3 garazhe, kamatat e vonesës dhe një shumë të konsiderueshme në euro.

Sot në mëngjes, përmbaruesi së bashku me mjekun Krenar Preza kishin shkuar për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, por janë konfliktuar me Halilin, i cili si procesverbalit të Nelës e ka goditur me grusht pas debateve.

Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes në Rrugën e Dibrës për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ndërsa për ngjarjen ka bërë denoncim në policinë e Tiranës edhe mjeku Krenar Preza.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here