Ruçi mbledhje me krerët e grupeve parlamentare, ja çfarë diskutohet

0

Kreu i kuvendit, Gramoz Ruci ka thirrur në një mbledhje sot në orën 18:00 krerët e grupeve parlamentare të 3 forcave politike në vend. Në takimin me dyer të mbyllura janë thirrur kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla si dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho.

 

 

Gazetarja Elda Menga raporton për ‘BalkanWeb’ se në takim pritet të vendoset për seancën e ardhshme parlamentare, si dhe do diskutohet përbërja dhe ndarja e  komisioneve të përhershme parlamentare të Kuvendit. Kujtojmë se LSI dhe PD kanë bërë publike emrat e komisioneve që do drejtojnë, ndërsa PS pritet ti bëjë publike nesër, ku në orën 9:00 do mbledhë kryesinë kurse në orën 8:30 do ketë mbledhje grupi. Emrat e propozuar pritet t’i kalojnë seancës për miratim.

Kryetarja Monika Kryemadhi pritet të jetë anëtare ne komisionin e jashtëm, ndërkohë qe kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili do te jete ne krye te komisionit te shëndetësisë, ku do te marrin pjese edhe Floida Kerpaci dhe Vangjel Tavo. Edmond Haxhinasto dhe Përparim Spahiu, Gledion Rehovica në komisionin e Ekonomisë, Endrit Brahimllari pjesë e komisionit të Sigurisë, Lefter Koka, Robert Bitri, Agron Çela dhe Edmond Panariti në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Nasip Naço në komisionin e Ligjeve, Shezai Rrokaj dhe Kejdi Mehmetaj caktohen te komisioni i Arsimit.

PD do drejtojë Komisionin e Integrimit me në krye Genc Pollon,  Komisioni për mediat do drejtohet nga Albana Vokshi. Flamur Noka nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, Eduard Halimi nënkryetar i Komisionit të Ligjeve, Tritan Shehu nënkryetar i Komisionit të Jashtëm, Jorida Tabaku nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, Florion Mima nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

Lini nje pergjigje