Prestigjozja britanike The Guardian: Liqeni i Ohrit, një nga 10 bukuritë liqenore në Europë

0
277

“I ndodhur në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, ky  liqen një nga më të thellët në Europë. Vizitorët mund të zgjedhin të bëjnë dhe zhytje apo eksplorime në ujë, ngjyrat e të cilit janë herë blu e herë jeshile”

 

“Nuk duhet të jeni buzë detit që të shijoni plazhet dhe sportet e ujit. Resortet buzë liqeneve ofrojnë gjithashtu plazhe, shëtitje me varkë, ngjitje në mal dhe pamje spektakolare”. Kështu e përshkruan britanikja “The Guardian” në një artikull pamjen rreth liqeneve duke listuar 10 qytetet dhe fshatrat më të bukur në Europë buze liqeneve. Dhe në vend të parë është Liqeni i Ohrit dhe banimet rreth tij. Ohri,  liqeni më i thellë dhe më i vjetër në Europë. “I ndodhur në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, ky  liqen një nga më të thellët në Europë. Vizitorët mund të zgjedhin të bëjnë dhe zhytje apo eksplorime në ujë, ngjyrat e të cilit janë herë blu e herë jeshile,-shkruan  The Guardian.

Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri. Liqeni i Ohrit furnizohet me ujë nga burimet e shumta përreth. Një nga burimet më të mëdha gjendet pranë kufirit shqiptaro-maqedon pranë Manastirit të Shën Naumit në Maqedoni. Aty buron uji që vjen nga liqeni i Prespës, niveli i të cilit është 200 metra më i lartë se ai i liqenit të Ohrit. Në anën e Shqipërisë gjendet gjithashtu një burim i madh në parkun e Drilonit pranë fshatit Tushemisht. Uji largohet nga liqeni në drejtim të Veriut nëpërmjet lumit Drini i Zi, i cili rrjedh permes qytetit të Strugës. Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në mbarë botën. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit.liqeni i ohrit eshte nje nga terheqjet e shumta per turiste vendas dhe te huaj. Liqeni i Ohrit është shtëpia e shumë kafshëve endemike, të cilat vijnë vetëm në ujërat e tij. Në liqen rriten 40 specie të rralla, ndër më të njohurat dhe ekonomikisht më të rëndësishmet është peshku i pastër i llojit Salmo letnica, (Korani), “Salmothimus ohridanus”,(Belushka). Një pjesë e Bregut të liqenit së bashku me qytetin e Ohrit është emëruar nga UNESCO si trashëgimi botërore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here