Olta Xhaçka nuk e ‘nis’ siç duhet ditën e parë të punës, stafi i MM nuk ndahet lehtë nga Kodheli (FOTO)

0
292

Ministrja e re e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka marrë detyrën sot nga paraardhësja e saj Mimi Kodheli, por e ka nisur me një ‘gafë’.

 

Me sa duket për stafin e ish-ministres së Mbrojtjes ka qenë e vështirë ndarja me të, aq sa duket se nuk duan t’ia heqin ende emrin nga shkresat, shkruan BW.

 

Në njoftimin për mediat të shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes është bërë një lapsus, pasi thuhet se Ministrja e re e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli mori sot detyrën, kur në fakt duhej Olta Xhaçka. Më pas njoftimi vijon pa lapsuse të tjera.

min

“Ministrja e re e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli mori sot detyrën pas ceremonisë së betimit të ministrave të kabinetit të ri qeveritar.
Znj. Olta Xhaçka bëri betimin në Presidencë bashkë me kryeministrin, z. Edi Rama dhe pjesën tjetër të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.
Pas ceremonisë së betimit në Presidencë, ministrja e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka mori detyrën, të cilën ia dorëzoi paraardhësja e saj, znj. Mimi Kodheli.
Znj. Olta Xhaçka është e dyta femër që zgjidhet ministre e Mbrojtjes, pas znj. Mimi Kodheli, e cila drejtoi për 4 vite me radhë këtë dikaster të rëndësishëm të shtetit shqiptar”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here