Meta ndërhyn në debatin për Skënderbeun, i prerë në mesazhin që përcjell

0
201

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shfrytëzuar ceremoninë e betimit të ministrave të rinj të qeverisë “Rama 2” për të ndërhyrë në debatin që ka ngjallur në opinionin publik çështja e “mbulimit” të monumentit të Skënderbeut gjatë faljes së Namazit për Kurban Bajram.

 

 

Në prani të kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit, Meta shfrytëzoi daljen publike për të dhënë mesazhin se “Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është simboli i unitetit dhe fuqisë së kombit që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje”.

Sipas kreut të shtetit “ajo që na duhet më shumë ne shqiptarëve këtu e kudo, është bashkimi dhe bashkëpunimi në interesin më të mirë të qytetarëve tanë dhe të kombit tonë”, – ka theksuar ndër të tjera Meta.

Gjatë dy ditëve të fundit mbarë opinioni shqiptar u përfshi në një debat të madh, pas faljes së Bajramit në sheshin ‘Skënderbej. Ishin të shumta reagimet se përse ishte mbuluar statuja e heroit tonë kombëtar ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here