LSI cakton deputetët në komisionet parlamentare, ku do jetë kryetarja Kryemadhi (Emrat)

0

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë nisur bashkëpunimin për deputetët që do jenë pjesë e komisioneve parlamentare. Këto dy forca, që do të bëjnë tashmë opozitë kanë rënë dakord që një prej tre komisioneve parlamentare t’i kalojë LSI-së.

 

 

Kështu, mësohet se PD i ka lënë LSI-së drejtimin e komisionit të Shëndetësisë, duke tërhequr emrin e Bardh Spahisë si kryetar dhe ia lënë atë Petrit Vasilit. Nga LSI, pjesë e këtij komisioni do të jenë edhe deputetët Vangjel Tavo dhe Floida Kërpaci.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi do të jetë anëtare e Komisionit të Jashtëm.

Ndërsa Endrit Brahimllari do të jetë pjesë e Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Në Komisionin e Ekonomisë janë caktuar deputetët, Edmond Haxhinasto, Përparim Spahiu, dhe Gledion Rehovica. Ndërsa Shezai Rrokaj dhe Klejdi Mehmetaj do jenë në Komisionin e Arsimit.

Pas miratimit të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka thirrur në një mbledhje në orën 18:00 krerët e grupeve parlamentare.

Mësohet se në këtë takim që do zhvillohet në kryesinë e Kuvendit, krerët e grupeve do vendosin për seancën e radhës. Do të jetë pikërisht kjo seancë, në të cilën do të vendoset për ngritjen e komisioneve parlamentare.

Lini nje pergjigje