LAJM I FUNDIT/ Qeveria mblidhet sot për herë të parë, zbulohen vendimet që do miratohen

0

Qeveria e re do të mblidhet sot për herë të parë pas krijimit të saj dhe dekretimit nga Presidenti. Mbledhja do të mbahet pas ceremonisë së betimit tek Presidenti i Republikës Ilir Meta.

 

 

“BalkanWeb” mëson se në mbledhjen e parë të qeverisë janë 10 pika në rendin e ditës. Po kështu mësohet se vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit të Skënderbeut.

Po kështu në mbledhjen e ekzekutivit pritet të ngrihet komisioni i posaçëm për figurën e Skënderbeut. Vendimi tjetër ka të bëjë me certifikatat, që do të sjellë lehtësim të burokracive administrative.

Gjithashtu burime bëjnë të ditur se pritet një tjetër vendim për godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve.
Një vendim tjetër që pritet sot nga Këshillimi i Ministrave ka të bëjë me një fond ndihme ndaj SHBA për të prekurit nga uragani ‘Irma’.

Lini nje pergjigje