Kujdes/ Sa mund të qëndrojnë vezët e ziera në frigorifer?

0
166

Afati i ruajtjes së vezëve të ziera varet nga ajo a janë të ziera pak apo shumë.

Vezët janë shumë të shijshme dhe racion ushqyes. Përmbajnë proteina dhe numër të madh vitaminash dhe mineralesh,prandaj mund të zëvendësojnë tërësisht mishin.

Janë lehtë të tretshme dhe kanë vlera kalorike relativisht të ulëta. Vezët mund të gatuhen në shumë mënyra,nga të cilat varet edhe tretshmëria, përkatësisht shfrytëzimi i vezëve: të ziera janë më të dobishme, ndërsa të fërguara humbin sasi të konsiderueshme të albuminave.

Për tretje më të lehtë është veza e zier, ndërkaq më e rënda veza e fërguar.

Si ruhen vezët?

Vezët e freskëta në frigorifer mund të qëndrojnë katër deri në pesë javë. Lëvozhga është “linja e parë e mbrojtjes”, prandaj kushtoni kujdes të mos thyhen.

Vezët me lëvozhgë të thyer nuk janë për t’u ngrënë.

Afati i ruajtjes së vezëve të ziera varet nga ajo a janë të ziera pak apo shumë.

Vezët e ziera shumë prishen më shpejt se ato të freskëta, sepse gjatë zierjes fshihet mbështjellësi mbrojtës, duke qëruar ashtu poret në lëvozhgë dhe duke u hapur për t’u futur bakteret.

Dy orë pas zierjes, vezët duhet të vihen në frigorifer – për të qëndruar të freskëta deri në një javë.

Te vezët e ziera mirë, të verdhët e vezës është e fortë.

Shpesh me nuancë të butë në të gjelbër që shkaktohet nga sulfuri dhe hekuri, i cili shpërthen në sipërfaqe kur vezët janë tepër të ziera.

Kjo nuk ndikon në shije, por janë të përshtatshme që vezët të qërohen lehtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here