“I hatërmbetur”, Erion Braçe ‘ hakmerret’ ndaj Ramës, braktis grupin parlamentar

0
265

Deputeti socialist Erion Braçe duket sa ka ‘braktisur’ hapur grupin e tij parlamentar.

Pas zbardhjes së emrave të qeverisë së re, në media u përfol se Braçe u zhgënjye shumë nga kryeministri Rama pasi priste të merrte ministrinë e Bujqësisë.

Rrebelimi i Braçes ndaj Ramës nisi që në seancën e parë konstitutive të parlamentit. Ai theu urdhrin e dhënë nga Edi Rama në mbledhjen e grupit socialist që asnjë deputet të mos mungonte në seancën plenare të së shtunës. Braçe i kthue reston Ramës duke mos marrë pjesë në seancën e të shtunës paradite.

Burime për 360grade.al bëjnë të ditur se Erion Braç braktisi edhe debatin në seancën maratonë në parlament ku u diskutua për programin qeverisës. Kështu mbrojtësi më i madh i politikave ekonomike të Ramës, ka refuzuar të mbrojë programin e qeverisë.

Kjo sjellje e tij, jo vetëm në shenjë hakmarrje ndaj Ramës që nuk i dha postin e ministrit të Bujqësisë është edhe tregues se programi i Rama II ishte aq i dobët sa nuk pati as kurajo ta mbronte atë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here