E rëndë/ Treni përplas për vdekje 52-vjeçarin nga Durrësi

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Sallmone të Durrësit, ku treni ka përplasur për vdekje një 53-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi tek nënkalimi hekurudhor i linjës Durrës-Vorë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se viktimë ka ngelur shtetasi me inicialet F.H.

 

 

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 13.09.2017, rreth orës 15:10, në Sallmone, në linjën hekurudhore Durrës –Vorë, tek nënkalimi hekurudhor treni ka përplasur shtetasin F.H. 52 vjeç, banues në Sukth.

Fatkeqësisht shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë. Mashinisti ndodhet në vendngjarje dhe do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

Lini nje pergjigje