Berisha: Kontributi dhe dyfytyrësia e PS me Unazën e Madhe, projekt i PD që filloi në 2011

0
152

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot dy lajme që flasin për Unazën e Madhe të Tiranës, një e vitit 2017 dhe tjetra e marsit të 2011-ës.

 

 

Në shtator të 2017 lajmi flet për hapjen e Unazës së Madhe nga kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me praninë e ministrit Pandeli Majko.

Ndërkaq, lajmi i 2011 bën fjalë për një protestë të qytetarëve dhe deputetëve të PS-së kundër prishjes së kopshtit botanik për hapjen e Unazës së Madhe. Berisha e quan këtë dyfytyrësi.

“Kontributi dhe dyfytyrësia e PS me Unazën e Madhe të Tiranës, projekt i PD që filloi në 2011!”, shkruan ish-kryeministri.

Ndërsa në foton e publikuar ka një tjetër shënim.
“Vihet në hall edhe militanti i PS: a të besojë Veliaj dhe Majko në 2017 kur thonë se Unaza e Madhe është segment tepër i rëndësishëm apo të besojë Shalësin dhe Baren që protestonin kundër Unazës së Madhe në 2011”.

Berisha fb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here