Berisha: Kjo është lista e Bashës jo e PD-së. Unë do të kisha bërë një listë krejt tjetër

0

I ftuar në emisionin ‘Fakt’ të Cim Pekës, ish kryeministri Sali Berisha ka folur ndër të tjera edhe për listën e kandidatëve për deputetë të PD-së. Sali Berisha tha se konsideron të pamotivuara largimet e disa eksponentëve të rëndësishëm të PD-së nga lista sic është largimi i Jozerfina Topallit dhe Astrit Patozit. Berisha tha se lista nuk kaloi në forumet e partisë dhe se Basha nuk e ka pyetur për listën.

“Unë do kisha bërë një listë krejtësisht tjetër. I kam konsideruar si të pamotivuara largimet e disa eksponentëve. Kjo është për herë të parë në historinë e partisë, listë e kryetarit, sepse nuk kaloi në forumet e partisë.”

 

Hapja e fushatës në Fier ishte e shkëlqyer dhe në qoftë se do ruante atë trend, Basha do të arrinte kapërcente problemet dhe të elektrizonte elektoratin shqiptar. Nuk jam paragjykues, kam thënë në qoftë se fiton do e përshëndesim në mënyrë të zjarrtë. Po humbi ka përgjegjësi personale. E tërë përgjegjësia është e tij, e kryetarit.

 

Kjo është listë e kryetarit të PD-së. As do më shkonte ndër mend të bëja një listë si kjo. Problemi thelbësor i kësaj liste është se nuk kaloi në forumet e partisë. Kjo ska ndodhur më parë kurrë dhe nuk mund të ndodhë kurrë.

 

 

Nuk kam qenë unë në listat e atyre që u larguan, kanë qenë ata në listën time. Unë pozicionin time e kasha ridimensionuar me kohë. Ata për mua kanë qenë bashkëpunëtorë të ccmuar dhe mbetem në marrëdhënie miqësore me ta. Apeli ime për ta, është që për mua ishte gabim që ju u hoqët nga lista pa forumet megjithatë në të gjithë investimin tuaj kolosal në PD, mendoj se në qëllimet politike duhet tju udhëheqin interest e PD. Sikundër kryetari duhe ttë kte një sens përgjegjësie, vetëdije se këta njerëz u hoqën direkt prej tij dhe jo nga forumet. Ai duhet të gjejë mënyrën për ti zbutur, për të arritur drejt një situte tjetër.

Lini nje pergjigje