Berisha flet për humbjen e zgjedhjeve: Më kërkuan të rikthehem në krye të PD-së, por…

0

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka thënë sot në emisionin “Fakt” me gazetarin Çim Peka në “Syri.net” se pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e qershorit ka pasur me mijëra mesazhe që kërkonin që ai të rikthehej në krye të partisë.

“Berisha ka bërë një deklaratë dhe do gabojnë gjithnjë ata qe s’i marrin deklaratat ashtu siç i them unë.

 

 

Kam përsëritur disa herë, se largimi im është parikthim.

Në situatën e krijuar pas zgjedhjeve, kishte me mijëra mesazhe që më kërkonin rikthim. Por kjo s’mund të bëhej kurrë”, tha ai.

Berisha shpërthen kundër Bashës, deklarata e fortë e ish-kryeministrit

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë shumë ashpër kundër kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Në një intervistë për gazetarin Cim Peka, e cila do të transmetohet sot në orën 20.00 në ‘syri.net’, ai i quan këshilltarët e Bashës, dizastër.

“Keshilltaret e Lulzim Bashes jane dizastro. Ajo nuk ishte lista e PD, por lista Basha. Disa perjashtime jane te papranueshme. Une s’do e beja kurre ate liste. Por ne ka nje njeri qe e di se une besoja se Lulzim Basha mund te fitonte edhe ate liste, ai eshte Cim Peka. Raportimet e mediave per ato qe ndodhen ne grupin parlamentar ishin korrekt. Marrevshja me Ramen?”, ka deklaruar Berisha në një pjesë të intervistës që është publikuar në Facebook nga vetë Peka.

 

Lini nje pergjigje