Posterat e filmave pornografik të viteve 80-të dhe 90-të në një ekspozitë

0

Artistët kosovarë çdo ditë e më tepër po na surprizojnë me talentin, krijimatarinë por dhe me guximin e tyre. Ata po ndikojnë në krijimin e një mënyre të re arti që nuk e kishim njohur dhe që shumë rrallë e shohim. Artistët kosovarët po krijojnë shije, rrymë dhe stil. Pa frikë sot mund të themi se ata po na futin artistikisht në shekullin që jetojmë duke prekur disa fenomene që ende trajtohen tabu. Ata po përpiqen që t’i zhdukin këto fenomene tabu në shoqërinë shqiptare. Me ndihmën e tyre mund të pranojmë që ndihemi edhe më shumë evropianë. Mjafton të përmendim shfaqjen “55 shades of gay” që pati premierën vetëm para pak ditësh duke goditur në këtë mënyrë politikat dhe shoqërinë homophobe ndaj homosekualëve. Por guximin e artistëve kosovarë e vërteton më së miri një ekspozitë e hapur ditën e premte në Kosovë. Bëhet fjalë për ekspozitën “Korzo” e bërë në bashkëpunim me Kino Lumbardhi në Prizren, e cila sjellë posterat e filmave erotik të viteve 80-të e 90-të në Kosovë. Posterat janë pjesë e arkivit të Kino Lumbardhit dhe janë printime origjinale të viteve 1980 – 1990. Këta postera kanë qenë të vendosur nëpër pllakate të qyteteve në Kosovë ku janë prezantuar filmat në kinema. Ekspozita “Korzo” i sjellë këta postera, me ta edhe një realitet të pamohueshëm se dikur posterat pornografikë shiheshin kudo në Kosovë, edhe para syve të fëmijëve e prindërve që shëtitnin nëpër korzot e qytetit.

Nëpër qytetet e Kosovës kinematë ishin plot filma erotik dhe pornografik, gjatë regjimit jugosllav. Ishin aty për gjithë popullatën pa marrë parasysh moshën. Gjithkush mund të vizitonte kinemanë të solidarizuar pranë ekranit të madh duke i ngulë sytë organeve gjenitale në përmasa të tmerrshme. Për çudi askush nuk vërehej duke e vizituar kinemanë por salla e errët ishte plot burra e fëmijë. Ky lloj i kinemasë dhe këta lloje posterash kudo në qytet kanë qenë edhe pjesë e një agjende për ta dislokuar vëmendjen e popullit mbi çështje tjera, si Lufta e Bosnjës shembull, dhe rënie e kompletit projektit Jugosllavi.Sidoqoftë, programi i kinemasë prezantohej në qytet nëpërmjet të pllakateve ku lajmëronin filmin e radhës, shpesh në postera ishin disa vajza me gjoks të hapur…, dhe shpesh shpesh meshkuj nudo apo në ndonjë akt seksual në pozita të çuditshme. Këto pllakate ishin të vendosura në shëtitore “Korzo” ku kalonin gjithë popullata. Aty pranë caktonin takim të gjithë…, të dashuruarit, familjet që shëtisnin korzon, aktivistët politik dhe fëmijët që takoheshin për t’shkue në shkollë fillore…, dhe për çudi gjithçka ishte e natyrshme. Për fëmijët e asaj kohe ky funksion padyshim se ka arritur ta çoroditë raportin femër dhe djalë sepse të dy gjinitë janë zhvilluar me ide se janë të ndryshëm biologjikisht vetëm për të arritur performancë seksuale dhe pritjet ishin se akti seksual duhet të ndodhë menjëherë me të takuar sikur se ndodhë në filma të kësaj natyre. Në fakt edukimi seksual nuk ndodhë nëpër shkolla shkaku se si temë ende mbetet e turpshme të trajtohet. Kinemaja e tillë supozohet se ka ekzistuar diku deri në vitin 1997, kur edhe situata në Kosovë u tensionua dhe më pas ndodhi lufta.

Kjo ekspozitë do të vijojë të qëndrojë e hapur për gjatë gjithë muajit shtator.

 

 

Lini nje pergjigje