Gazetari: Lulzim Basha ka një rivale të fortë, do bëjë opozitë më mirë se ai

0
146

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Të Paekspozuarit” që starton këtë të enjte në sezonin e tij të dytë në televizionin “News 24”, Ylli Rakipi bën një rezyme të situatës politike, dhe flet për rolin e ri që do të kenë disa prej figurave të rëndësishme të politikës.

 

 

Duke komentuar marrëdhënien mes Ramës e Metës, Rakipi tha se i dyti është në pozicion më komod, pret gabimet e të parit. Sa për kreun e PD-së, Lulzim Bashën ai u shpreh se do rivalizohet bindshëm nga Monika Kryemadhi e LSI-së në të bërit opozitë.“Meta është në një pozicion pritës. Është një njeri që ka një parti, ka nje kryetare të fortë atje që do bëjë opozitë më të mirë se ajo e Lulzim Bashës. Meta është në një pozicion më komod, është duke pritur. Ndërsa Basha hapi e mbylli Ai hapi e mbylli çadrën e për këtë mbahet mend. Nuk bëri tjetër gjë…Edi Rama ka marrë votat e shqiptarëve, Ilir Meta do presë të gabojë Rama. Por më shumë po gabon opozita se sa Edi Rama që ka gjithë hallet e Shqipërisë mbi shpinë”,- tha Rakipi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here