“Çunat heronj” shpetojnë turistin polak. Foto pas daljes në breg

0

Një vendim i Këshillit të Ministrave, i vitit 2016 përcakton qëndrimin e një vrojtuesi mbi një kullë 3 metra të lartë për çdo 250 metra plazh. Por në vijën bregdetare shikohet vetëm një kullë bosh.

Loading...

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, vrojtuesit punësohen nga bizneset që shfrytëzojnë plazhet, por është pushteti vendor që e kontrollon zbatueshmërinë e këtij rregulli.
Por ajo që duhet të theksojmë është që sezoni turistik nuk ka mbaruar akoma. Kullat e vrojtimit vazhdojnë të qëndrojnë bosh njësoj pa ju ardhur në ndihmë pushuesve që kanë zgjedhur të pushojnë këto ditë shtatori.

Rasti i sotëm në bregdetin e dhërmiut na dëshmon edhe njëherë se sa pak fuqi ka shteti mbi jetën tonë. Nëse nuk do ishin këta “çunat heronj” që shikojmë në foto dhe në video sot do i ishte shtuar dhe një njeri tjetë në listën e njerëzve që luftuan me detin por nuk shpëtuan.

Sipas dëshmitarëve të gjendur aty pohuan se kishin lajmëruar policinë por ndihma e tyre ka qenë me vonesë dhe se jeta e një njeriu nuk mund të presë derisa te vijë anija që ndodhej në kufi.

Loading...

Lini nje pergjigje