Basha në Kuvend: Marrëveshja e 18 majit me Edi Ramën ka vdekur. Ja kush i dha fund

0
119
Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur mëngjesin e sotëm në Kuvend është shprehur se marrëveshja e 18 majit është e vdekur dhe nuk qëndron më.

“Thelbi i marrëveshjes së 18 majit ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ndaj dhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan edhe vdekjen e kësaj marrëveshjeje”, u shpreh Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Sipas kreut të PD-së, “aleanca e pandërprerë e Ramës me krimin dhe shitblerja e votave me paratë e drogës dhe të korrupsionit e vranë marrëveshjen”

“Zgjedhjet rikonfirmuan problemin numër 1 të Shqipërisë: vjedhjen dhe tjetërsimin e vullnetit të Shqiptarëve për hir të pushtetit personal dhe privat të Edi Ramës”, theksoi gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here