“A është etike të flas kundër qeverisë?”, ish-ministri i LSI: Ç’më kërkoi miku socialist

0
172

Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, është shprehur sot nga foltorja e Kuvendit, se LSI do të bëjë opozitë konstruktive, dhe jo debate që kalojnë në banaliste. Sakaq, ai ka rrëfyer një episod, nga një takim që ka patur sot me një “mikun e tij socialist”, siç e quan ai, pak para fillimit të seancës.

 

 

Ish-ministri Naço tha se ai i ka kërkuar mos i vihet kundër PS.

“Para se të vija në seancë një miku im socialist më tërhoqi vëmendjen lidhur me faktin nëse është etike të flas sot kundër qeverisë në kohën kur ne sëbashku kemi qeverisur për 4 vite. I argumentova se kemi bërë edhe oponencë në qeveri e mazhorancë duke ruajtur filozofinë dhe identitetin e të dyja forcave politike. Në jo pak raste të tjerët kanë dashur që ne nga oponenca të kalonim dhe të benim opozitën e qeverisë së djeshme, dje kemi bërë oponencën, sot ne jemi të destinuar të bëjmë opozitën se këtë rrugë zgjodhëm për t’u përballur në këtë fushatë elektorale”, tha deputeti Naço.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here