Vrau prindërit, ekspertizë për shëndetin mendor të Mirald Metallarit

0
127

Mirald Metallari, i riu i cili vrau prindërit në shtëpinë e tyre në Bathore të Tiranës do t’i nënshtrohet një ekspertize psikike.

Me vendim të prokurorisë së Krimeve të Rënda, ekspertët e mjekësisë ligjore do të përcaktojnë nëse ai vuan ose nga ndonjë çrregullim mendor.

Akti i ekspertizës, që pritet të administrohet në dosjen hetimore, është një dokument tejet i rëndësishëm, pasi nëse rezulton që 22-vjeçari vuan nga çrregullime mendore, ai duhet të transferohet në një spital psikiatrik me masë mjekësore dhe s’mund të mbahet në paraburgim.

Më 24 Korrik, Mirald Metallari ekzekutoi babanë e tij, punonjës policie me armën e shërbimit të këtij të fundit, pas një debati për një bordurë betoni. Miraldi plagosi edhe nënën, e cila ndërroi jetë dy javë më vonë në spitalin e Traumës.

Ngjarja ndodhi tri javë përpara martesës së vajzës së madhe të familjes kuksiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here