Standard.al

Vasili ironizon projektin e Ramës: Ky kryeministër me aritmetikë të gremisur

0

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar në Facebook, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, i cili bëri publik programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme..

Vasili e ka cilësuar Ramën si të paaftë në aritmetikë, për shkak se në program Rama premton shumë, ndërsa nuk thotë se nga do të vijnë gjithë këto para për investimet imagjinare.

Ja çfarë shkruan Vasili:

Ky kryeministër me aritmetikë të gremisur.

Këtë kryeministrin tonë e tallin keq edhe të vetët.

Kur pyetet për bujqësinë nuk ndan dot eurot nga lekët dhe i duken barabartë, ai s’ka faj se aq di po të tijtë pse e tallin xhanëm?

E pyesin për investimet, që lidhen me rrugë dhe energjetikën dhe paratë që nuk dalin gjëkundi për premtimet e lajthitura të tij dhe ky s’kupton që buxheti i shtetit është një dhe i vetëm. Ky e ndan buxhetin me emra ministrash si llogari shtëpie për secilin.

E pyesin të ziun për ujërat e zeza në Ksamil e ky thotë që Ksamili është i Brukselit dhe jo i Shqipërisë.

E kam thënë që është shkollëpakët, po kaq pak është shumë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.