Plagosje me armë te “Pazari i Ri” në mes të Tiranës

0
foto ilustruese

Rreth orës 21 :00 në numrin e Emergjencave 112 është bërë një telefonatë për plagosje me armë zjarri tek “Pazari i Ri” në qendër të Tiranës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se pas një konflikti është qëlluar me armë zjarri në pjesën e këmbës P. GJ. Autori i plagosjes është 40 vjeçari K.M, banues në Tiranë.

Policia thotë se i plagosuri është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Autori i plagosjes është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Lini nje pergjigje