Deputeti i zgjedhur në Shkodër nën siglën e Partisë Demokratike, Nard Ndoka ka bërë kërkesën për largim nga kjo forcë politike.
Për të gjithë kjo lëvizje nuk është e re. Kujtojmë që në vitin 2013 Ndoka nga opozita iu bashkua mazhorancës, qeverisë “Rama 1” për t’u larguar sërisht nga ajo vetëm 2 vite më vonë.
Edhe këtë herë Nard Ndoka i cili u zgjodh deputet nga votat e demokratëve në Shkodër, ka menduar të bëjë lëvizjen e radhës për t’u larguar nga PD. Tani të shohim se cili do jetë destinacioni i Nard Ndokës, i cilio dallohet për valvitjet sa nga një krah politik në tjetrin.