Fakulteti Ekonomik hap procesin e transferimeve

0
300

Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Tiranës po synon të tërheqë pranë vetes studentët më të mirë. Ky fakultet ka hapur procesin e transferimeve duke I dhënë mundësi të vijojnë studimet në degët e tij të gjithë atyre që nuk mundën vitin e shkuar. Ndërkohë, mbetet edhe një mundësi për kandidatët për studentë që nuk mund të regjistrohen në raundin e parë këtë vit.
Ata kandidatë për studentë që për shkaqe procedurale nuk mundën të bëheshin pjesë e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës kanë edhe një tjetër mundësi. Në prag të mbylljes së raundit të parë të regjistrimeve Dekani Dhori Kule tregon se ndonëse në degët kryesore të këtij fakulteti janë plotesuar thuajse 95% të kuotave, pak vende mund të mbeten të lira për raundin e dytë të regjistrimeve.
Një tjetër mundësi Fakulteti Ekonomik i jep edhe atyre studentëve që vitin e shkuar dëshironin të studionin në degët e tij, por mbetën në universitetin ku u regjistruan të detyruar, për shkak të pamundësisë për tu çregjistruar. Ai ka hapur procesin e transferimeve dhe teë rinjtë e interesuar kanë kohë për të aplikuar deri me 20 shtator.
Me mbylljen e raundit të parë të regjistrimeve me 12 shtator, kandidatët për studentë të cilët janë të dyzuar për zgjedhjen e tyre mund të çregjistrohen dhe të aplikojnë sërish në raundin e dytë. Ai nis me 15 shtator dhe vijon deri me 22 shtator.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here