Detaje/ Lënda e dyshimtë tek ‘Benz-i’ në Durrës, identifikohet pronari mjetit

0
137
foto ilustruese

Policia e Durrësit ka dhënë informacion për ngjarjen në Rrashbull, ku u njoftua se një mjeti tip ‘Benz’ i është vendosur lëndë eksplozive. Sipas policisë makina është në pronësi të B.B. 22 vjeç, banues në Rrashbull dhe pas kontrollit të forcave xheniere nuk është zbuluar asnjë lëndë plasëse.

 

 

Njoftimi i policisë:
Më datë 11.09.2017, rreth orës 13:15, në Rrashbull në brendësi të mjetit tip Benz, në pronësi të shtetasit B.B. 22 vjeç, banues në Rrashbull dyshohej se ishte vënë lëndë plasëse.

Menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivet e Drejtorisë Vendore dhe Komisariatit të Policisë Durrës, të cilët bënë izolimin e zonës ku ndodhej automjeti me qëllim kontrollin e specializuar nga ana e Forcave Xheniere të Repartit Special Renea Tiranë.

Nga kontrolli i ushtruar nuk u konstatua se në mjetin tip Benz të ishte vendosur lëndë plasëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here