Horror/ Zbulohet varr masiv i fëmijëve jetimë në Skoci

0
232

Një investigim i medias britanike BBC ka nxjerrë në dritë një të vërtetë tronditëse për mbarë botën.

Sipas prestigjiozes britanike janë gjetur trupat e qindra fëmijëve besohet të jenë varrosur në një gropë masive në Lanarkshire nga viti 1870 deri në vitin 1930.

Trupat u përkasin fëmijëve që kanë banuar në jetimoren Smyllum Park që drejtohej nga murgeshat katolike.
Sipas të dhënave zyrtare të deklaruara shumica e fëmijëve kishin vdekur nga shkaqe natyrore të tilla si pneumonia apo sëmundje të tjera të kohës.

Hetimet hodhën dritë gjithashtu edhe mbi abuzimet e shumta të cilave u nënshtroheshin fëmijët, si rrahje, turpërime publike e abuzime psikologjike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here